Vetem nje dite ka qendruar pa skuader futbollisti Realf Zhivanaj. Diten e djeshme ai zyrtarizoje nderprerjen e kontrates me ekipin e Tiranes, nderkohe qe prej dites se sotme ai do të jetë lojtari më i ri i Dinamos.

Burime për “Shkodra Sport” konfirmojnë që mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur me “Nëndetësen”.Ai e mbylli ditën e djeshme me bardheblutë dhe duket se ka gjetur menjëherë skuadër duke vazhduar të qëndrojë në kryeqytet, por me Dinamon.

Gjithashtu mësohet se Zhivanaj kërkohej edhe nga Teuta. Ka qene vete trajneri Edi Martini qe ka patur nje kontakt me lojtarin duke i shprehur deshiren qe ai te luante ne Durres, por duket se ky i fundit ka zgjedhur Dinamon per nje arsye tjeter.

Ate te garancise per te qene titullar ne formacion dhe si rrjedhoje ka preferuar me mire te luaje ne kategorine e pare. Ambicjet e tij jane te medha dhe me siguri qe do te kerkoje t’i shfaqe tashme edhe tek skuadra e tij e re.