Sjellja jo e duhur e disa futbollisteve ne ndeshjen e djeshme Vllaznia U17- Djelmnia Shkodrane U17 e cila perfundoi ne barazim 2-2, por e shoqeruar edhe me grushte e sjellje te tjera aspak dinjitoze ne fushen e lojes, ka sjelle edhe reagimin e “FC Djelmnia Shkodrane U17.

Permes nje reagim zyrtar ne faqen e saj, ajo ka denuar pikesepari sjelljen e lojtareve te vet duke deklaruar se perpara denimit qe ato mund te marrin nga komisionet e FSHF-se, do te denohen nga ana e klubit fillimisht.

Ja reagimi i plote i saj:

Duke u nisur nga ndeshja e KATEGORISE SUPERIORE U17 VLLAZNIA – FC.DSH2017 e cila duhej të ishte festë për qytetin tonë ku deri në 88’ ne fakt ishte, por që pas kesaj minute nga episodi i situates se dyluftimit në hapsire- kohë të portierit tonë dhe sulmuesit kundershtar perfundoi në një arene lufte dhe veprimeve antisportive ku ne si akademi i denojmë në maksimum.

Dhe duhet të theksojmë se faqet tona zyrtare jane FC Akademia e Futbollit FC Djelmnia Shkodrane Akademia FC Akademia FC Djelmnia Shkodrane dhe nuk perfaqesohemi nga asnje postim individual apo faqe tjeter.

Ne si akademi denojme ne maksimum sjelljet e lojtareve tonë dhe para masave qe do merren nga komisionet perkatese ne FSHF ne sipas rregulloreve tona marrim mase per ndeshkimin e ketyre lojtareve te cilet nuk jane me gjendje te interpretojne ne fushe ate qe mesojne ne proçeset stervitore.

Gjithashtu theksojme se maredheniet me Akademine Vllaznia si nga stafet drejtuese si nga lojtaret jane shume bashkepunuese dhe keshtu vazhdojne te jene pavaresisht situatave te ndodhura ne ndeshjen derbi te U17 ku normalisht ato femije apo stafe qe nuk arriten ta menaxhojne situaten e krijuar, ne si drejtues do marrim masat tona.

Nuk duam te theksojme asgje ne lidhje me arbitrimin me golat e anulluar, me penalltin e dhene ne disfavorin tone, me asgje, sepse lojtaret duhet te pergatiten te kontrollojne veten ne çdo situate te padrejte qe ata ashtu mund ta mendojne se i eshte bere. Ne menyre qe karriera e tyre sportive te jete sa me e gjate dhe me rezultate e arritje sportive.

Duke shpresuar që si kjo mbledhje e drejtuesve tonë për këto veprime antisportive mos te ketë të shpeshta, uroj që të gjithë të kuptoni se kjo Akademi cdo gje qe ka arritur e ka me pune profesionale dhe arritje te larta sportive ku nuk mund te na perfaqesojne nje veprim i 1-2-3 individeve në situata ku logjika nuk funksionon ku të gjithe e kuptojme se jane femije dhe nuk duhet te tolerojme ne asnje moment nese duam qe raste si keto te mos shikojme.

Gjithashtu duhet te gjithe te kuptojme se keto veprime nuk ishin aktoret e vetem akademia jone por dy akademi shumë profesioniste te qyetit tonë . Ku ne si akademi morem masat tona si ne stafe si ne lojtar per te gjithe ato veprime qe bien ndesh rregullores se futbollit !!
Stafi Drejtues FC Djelmnia Shkodrane 2017