Futbollistët shkodranë që luajnë me skuadrat e kampionatit të kategorisë së parë, janë treguar sërish të rregullt në shënimin e golave për ta duke vërtetuar edhe njëherë faktin se janë pjesë e rëndësishme e këtyre ekipeve. Kështu, sulmuesi Elhan Galica ka shënuar 2 gola për Elbasanin në fitoren e thellë 5-1 të tij ndaj Gramshit. Shtatëlarti që ka ndërruar disa ekipe gjatë karrierës së tij, po e bën punën ashtu siç duhet tani tek elbasanasit. I rëndësishëm me golin e tij ka qenë edhe sulmuesi tjetër shkodran Jasmin Rraboshta. Ashtu si javën e kaluar kur shënoi golin e vetëm të fitores për Luftëtarin ndaj Vlorës, edhe këtë javë ka shënuar sërish golin e vetëm të fitores për gjirokastritët ndaj Himarës.