Kampionati holandez do të shohë këtë të martë të luhet një ndeshje e çuditshme ku skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për plot 6 minuta. Por 6 minuta të ndezura, pasi në lojë janë pikë të rëndësishme si për Europën, ashtu edhe për mbijetesën në Eredivisie.

Përballja do të jetë mes Viteses dhe Spartës së Roterdam, për të mbyllur sfidën e nisur me datë 4 mars. Ai duel u mbyll në minutën e 92-të, kur Sparta po kryesonte me shifrat 1-0.

Arsyeja ishte se në fillim një pëson hyri në fushë e iu drejtua portierit të miqve, Okoje, e më pas nga tribuna fluturoi një shishe që goditi pikërisht portierin në kokë.

Gjyqtari vendosi të ndërpriste ndeshjen në minutën e 92-të, pasi kishte dhënë 7 minuta shtesë, duke cilësuar “sjelljen problematike” të tifozerisë vendasi si pretekst. Edhe pse Sparta kërkoi pikët në tavolinë,

federata vendosi që ndeshja të vazhdojë për minutat e mbetura, meqë Vitese është në garë për pjesëmarrjen në Europë, ndërsa Sparta në luftën për mbijetesë.