Revolucion total te Spanja për dy ndeshjet eliminatore kundër Norvegjisë dhe Suedisë. Trajneri Robert Moreno ka grumbulluar për herë të parë Regilonin, Pau Torresin dhe Gerard Morenon.

Dy mungesat e mëdha janë Morata dhe Pareho, ndërsa janë rikthyer sërish në listë: Injigo Martinez, Albio, Bernat, Kacorla dhe Luis Alberto.

Ky i fundit kishte 2 vite pa ftesë nga kombëtarja. Në këtë listë nuk janë gjithashtu Mario Hermoso, Suso, i dëmtuari Alkaser, Pareho, Nunjez dhe lojtarët me probleme si Gaja dhe Alba.

Prezenca e shumtë e qendërmbrojtësve lidhet me faktin që Diego Jorente nuk është në formën e tij më të mirë dhe Ramos rrezikon të marrë karton të verdhë.

Në këtë listë mungon Ansu Fati, i cili nuk ka ende dokumentet e FIFA-s dhe në federatë janë duke punuar që të jetë sa më shpejt pjesë e “Furisë së Kuqe”. Ai është opsion për t’u grumbulluar në ekipin A, pasi ka treguar formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Barcelonës. Nuk dihet ende nëse Fati do të luajë me moshat, apo me ekipin e parë.