Pas gjashtë sezoneve me fanellë me fanellën e Barcelonës, Luis Suarez po përflitet për një largim nga blaugranët. Ardhja e Ronald Koeman në krye të stolit të Barcës do të sjellë ndryshime të madha te katalanasit.

Dhe një ndër lojtarët që është në listën e Koeman për t’u larguar nga ekipi, është edhe sulmuesi uruguaian. Dhe sipas raportimeve të fundit, karriera e Suarez mund të vijojë në Holandë, te klubi i Ajaxit.

Thuhet se klubi holandez e dëshiron me çdo kusht në ekip dhe po përpiqet ta marrë në skuadër. Holandezët kanë bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh në drejtim të Barcelonës për sulmuesin, por katalanasit kërkojnë të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë.

Suarez ka luajtur më parë me fanellën e Ajaxit. Ai ka qenë pjesë e kampionëve të Holandës për 4 sezone, ku në 159 ndeshje ka shënuar 111 gola. Urugiaian me Ajaxin ka fituar një kampionat si dhe një kupë të Holandës. Ndoshta kjo ofertë ish-klubit të tij do ta bëjë, Suarezin të mendohet. Mbetet për t’u parë…