Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Do të jem gjithmonë këtu', Insinje barazon Maradonën dhe futet në historinë...

‘Do të jem gjithmonë këtu’, Insinje barazon Maradonën dhe futet në historinë e Napolit

Lorenco Insinje në historinë e Napolit. Me golin e realizuar ndaj Salernitanës në triumfin 4-1, kapiteni aktual i të kaltërve arriti të barazonte legjendën Diego Armando Maradona në kuotën e 115 golave, duke ndarë me ikonën e futbollit botëror, vendin e tretë në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te skuadra e Napolit.

Kjo renditje kryesohet nga Driz Mertens me 144 gola, teksa në vend të dytë qëndron Marek Hamshik me 121 gola.

Insinje, po luan ndeshjet e fundit me Napolin, pasi sezonin tjetër do të transferohet në Kanada tek Toronto.

Gjatë festimit me shokët 30-vjeĻar është kthyer nga telekamerat dhe duke vendosur dorën tek stema e klubit ka thërritur: “Jam dhe do të jem gjithmonë këtu”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments