Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDo të largohet me destinacion Londrën, Strakosha me fjalë zemre për Lacion:...

Do të largohet me destinacion Londrën, Strakosha me fjalë zemre për Lacion: 10 vite plot gëzim dhe trofe!

Ndeshja ndaj Veronës, ishte e fundit për portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha me Lacion, ku në ndeshjen e mbrëmshme bardhekaltërit barazuan në stadiumin “Olimpico” me rezultatin 3-3.

Gardiani kuqezi me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” i ka dhënë lamtumirën skuadrës laciale duke i falënderuar për këto 10 vite të përshkuara:

“Erdhi momenti i përshëndetjeve. Lacio ime, pas 10 vitesh të bukura, plot me gëzim dhe trofe dua të falënderoj, gjithashtu edhe me shokët e mi të skuadrës që kam pasur te ekipi i të rinjve dhe te ekipi i parë me trajnerët dhe stafet e tyre.

Dua të falënderoj të gjithë klubin dhe të gjithë tifozët që gjithmonë më kanë mbështetur. Faleminderit Lacio ime, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time. Të uroj gjithmonë fat të mbarë.”, ishte postimi i Thomas Strakoshës.

27-vjeçari ka arritur akordin me skuadrën e sapo ngjitur në Premier Ligë, Fulhamin ku do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments