HomeKRYESORE'Do të shpenzojnë 300 milionë paundë vetëm në janar', Joe Cole tregon...

‘Do të shpenzojnë 300 milionë paundë vetëm në janar’, Joe Cole tregon planin e çmendur të Newcastle: Janë më të pasurit që kam parë në jetë

Newcastle së fundmi u bë skuadra më e pasur në botë pasi u mor nga familja mbretërore saudite.

Tashmë kjo skuadër është më e pasura në Europë dhe ka në dispozicion shifra të frikshme për merkaton e janarit.

Përforcimet do të nisin menjëherë, teksa figura e njohur, Joe Cole, ka zbuluar planin e frikshëm.

“Newcastle do të shpenzojë një shifër të madhe për lojtarët e rinj. Kjo shifër do të jetë midis 200 dhe 300 milionë paund vetëm në janar.

Pronarët nuk e kanë marrë klubin për të luajtur. Janë njerëzit më të pasur që kam parë ndonjëherë dhe jam i bindur se do të pasojë një blerje e madhe.

Do të vijnë katër-pesë futbollistë”, tha Cole.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments