Vllaznia U19 po ben shume mire ne kampionatin e sivjetme dhe eshte nder skuadrat protagoniste. Sebashku me Tiranen dhe Partizanin, konsiderohen tre skuadrat pretendente per titullin kampion ne grupin A.
Nderkohe nga rradhet e ekipit shkodran per momentin eshte edhe golashenuesi me i mire i kampionatit. Ai eshte futbollisti Antonio Delaj. Me 3 golat e shenuar te dielen qe shkon ndaj Tiranes, ai eshte ngjitur ne kuoten e 13 golave.
Si rrjedhoje mban vendin e pare ne renditje, nderkohe qe po kaq gola ka edhe futbollisti i Tiranes Amarildo Karaj qe ka me shume ndeshje te luajtura.
Kryegolashenuesi i deritanishem – Delaj, po gezon nje forme shume te mire dhe natyrisht qe loja dhe golat e tij do ta ndihmojne skuadren per te bere me te miren.
Tek Vllaznia U19 dy futbollistet e tjere qe kane shenuar me shume gola deri me tani, jane Paulo Pjeshka me 11 gola dhe Rigers Musaraj me 7 gola. Keto tre futbolliste por edhe te tjere qe jane pjese e saj, do te mundohen te japin me te miren e tyre ne ndeshjet e mbetura deri ne fund te kampionatit, per te risjelle titullin kampion ne Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/