Patjetër që vëmendja e të gjithëve në Shkodër ka qenë tek Vllaznia në këto ditë. Diskutime të shumta për kuqeblutë, ku edhe Edmond Doçi, trajner i Vllaznisë u-17 ka dhënë mendimet e tij për skuadrën, ku i ftuar në emisionin Star Sport u shpreh:
“Mendoj se Vllaznia në përgjithësi zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Teutes. Por mu duk sikur kaluan pak në vetë kënaqësi dhe kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Skuadra po vuan disi mungesat e shumta, sidomos në mbrojtje.
Ku ky repart më duket i arnuar. Besoj se do ketë një rezultat pozitiv kundër Partizanit, ku ekipi do tregojë vlerat e veta. Sa për pretendentët përveç Vllaznisë shoh Teuten dhe Tiranen.”
“Unë në krye të u-17 Vllaznia? Mendoj se është një përgjegjësi më e madhe tashmë, por është një brez që e njoh dhe mendoj se do kemi rezultate të mira”.
Endri ÇINARI