Atletët e rinj të Vllaznisë nuk ia kanë dalë të shpallen kampionë për të 12-tin vit me rradhë. Ata janë renditur në vendin e dytë në kampionatin kombëtar që u zhvillua ditën e djeshme në Korçë duke u renditur vetëm dy pikë pas Skënderbeut që u shpall kampion për 18 vjeçarët.

Nen drejtimin e trajnereve Albert Marashi, Dorian Tafa, Bruno Rrotani e Jetmir Jahaj, atletet e rinj te Vllaznise kane bere nje paraqitje te mire megjithate nuk ia kane dale te shpallen kampionë dhe janë mjaftuar me vendin e dytë në renditjen ekipore.

Sa i takon garave individuale kemi shumë rezultate të mira për atletët e Vllaznisë. Kështu në garën e 110 m/p Endri Hoxha ka zënë vendin e parë duke u shpallur kampion, ndërsa në vend të dytë është renditur Genald Selhanaj.

Në kërcim së gjati, në vend të parë është renditur atleti shkodran Kolindo Kiri ndërsa në vend të dytë Erdi Duka. Edhe në kërcim trehapësh kampion është shpallur Kolindo Kiri dhe ne vend te dyte Agustin Kiçi.

Në kërcim së larti, vendin e parë dhe kampion për këtë vit e ka zënë atleti i Vllaznisë Glenis Haxhia, ndërsa në vend të dytë është renditur Mateo Marku. Vllaznia ka zënë vendin e parë edhe në stafetën 4 x 100 metra me sportistët Glenis Haxhia, Renato Rolba, Kolindo Kiri dhe Rigers Haxhia.

Ata jane renditur ne vendin e dyte ne renditjen me 133 pike, nderkohe qe kampion eshte shpallur Skenderbeu me 135 pike. Duhet thene se ne kete vend te dyte ka ndikuar ecuria jo e mire e dy sportisteve ne dy gara dhe perpos kesaj edhe ndonje vendim gjyqtarie.

Ne fakt ka patur diçka absurde ne keto gara sepse ndonese ato zhvilloheshin ne Korçe dhe Vllaznia kishte rival kryesor Skenderbeun, shume prej gjyqtareve ishin nga Korça!!!

Nderkohe ne garat e vajzave, edhe ketu Vllaznia eshte renditur e dyta me 65 pike te grumbulluara. Në garat individuale, Erisa Rrasa është shpallur kampione kombëtare edhe për këtë vit në garat e kërcimit së gjati dhe në trehapësh, ndërsa atletja tjetër e Vllaznisë Sara Malaj është shpallur kampione në garën e kërcimit së larti./SHKODRA-SPORT.COM/