Futbolli shkodran ka nxjerre nga rradhet e tij shume personazhe te cilet kane shkruar emrin e tyre ne historine e arte te ketij sporti. Ka edhe nga ata qe suksesin me te madh ne fakt e kane arritur larg qytetit te tyre te lindjes dhe njeri prej tyre eshte Sindrit Guri, futbollisti qe sot feston 27 vjetorin e tij te lindje.

Ai ka lindur ne Shkoder me 23 tetor 1993 dhe zgjedh te merret me futboll. Fillimisht eshte pjese e ekipeve zinxhir te KF Shkodra e me pas kalon te Vllaznia ku do te niste nje karriere te suksesshme.

Debuton vetem 18 vjeç me ekipin e pare te kuqebluve dhe luan me te dy sezone, por gjithsesi pa shkelqimin e duhur. Ne Shkoder ndoshta nuk durojne gjate dhe e lene te lire.

Guri provon te luaje nje sezon ne Superlige me Besen, para se te rikthehet serish te Vllaznia, por serish ka gjetur hapesirat e duhura.

Si rrjedhoje largohet serish, fillimisht te Kastrioti dhe me pas te Korabi ne kategorine e pare duke e ndihmuar kete skuader me golat e tij qe te ngjitet ne Superlige.

Kaq ka mjaftuar qe Kukesi ta rrembente dhe ben dy sezone shume te mira duke u shpallur edhe kampion me te. Nga kjo erdhen shume oferta dhe drejtuesit kukesiane vendosen ta shesin ne Belgjike tek Ostende, skuader me te cilen vazhdon te luaje.

Gjate dites se sotme, Guri ka marre shume urime, njerin prej tyre edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit sepse ka qene pjese e kombetares shqiptare. Edhe gazeta “Shkodra Sport” gjen rastin t’i uroje Sindrit edhe 100 vite te tjera te lumtura!
/SHKODRA-SPORT.COM/