Vllaznia do te luaje te shtunen ne Rrogozhine nje ndeshje mjaft te veshtire por edhe delikate per te ardhmen. Ajo vjen ne kete sfide me ndryshime ne pankine dhe per me teper, me disa mungesa te rendesishme.

Plus kesaj, edhe morali i lojtareve duket poshte pas asaj humbje ndaj Tiranes. Krejt ndryshe eshte situata tek Egnatia qe vjen ne kete ballafaqim pas barazimit ne transferte me Partizanin.

Sekretari i klubit shkodran Blendi Dibra, ne nje prononcim per “Shkodra Sport” ne lidhje me ndeshjen e se shtunes, eshte shprehur:

“Kjo e kesaj jave ndaj Egnatias eshte nje ndeshje jashtezakonisht delikate. Nje fitore do te ishte nje suport qofte per skuadren, qofte per drejtuesit teknike te rinj te saj.

Plori pati nje periudhe pune prane Brdariç per te mesuar mjaftueshem mentalitetin dhe filozofine e tij te lojes. Ai do te kete edhe ndihmen dhe mbeshtetjen e Auron Milotit dhe ne tashme duhet te fillojme t’i besojme nje plejade te re trajneresh

Une shpresoj shume qe kjo dyshe ta nise mbare ne ndeshjen ndaj Egnatias, por e kam te qarte se nuk do te jete aspak e lehte sepse edhe kundershtari e ka jetike kete perballje”.