Nga Eugent ZEKA

Eshte normale ne futboll qe sa me mire te beje nje skuader, aq me shume rriten edhe pretendimet e kerkesat ne drejtim te saj. Sjell nje shembull, per te kuptuar me mire. Edhe sikur te fitohen te gjitha ndeshjet nje apo dy me zero, njerezit perseri nuk do te kene te ngopur, por do te rrisin kerkesat e pretendojne te fitohet me rezultate edhe me te thella e loje me spektakolare. E mira nuk ka fund, thote nje shprehje.

E njejta gje po ndodh edhe me Vllaznine ne kete sezon futbollistik. Ecuria e mrekullueshme deri pak jave me pare dhe kryesimi i tabeles se klasifikimit nga fillimi i kampionatit deri tani, ka rritur jo vetem entuziazmin, por edhe kerkesat dhe pretendimet e te gjitheve ne drejtim te skuadres. Si rrjedhim, jane rritur jo vetem pergjegjesite e protagonisteve qe zbresin ne fushe, por edhe presionet ndaj tyre.

Sot, Vllaznia ndodhet perseri ne krye te klasifikimit, pikerisht aty ku do te deshironte te ishte çdo skuader tjeter. Ndodhet ne kete pozicion me merite, fale fitoreve dhe performancave te mrekullueshme ne dy fazat e para. Askush mund ta mohoje kete, gjithashtu edhe nuk duhet ta harroje. Vllaznia e ketij sezoni ka treguar te jete ndryshe nga ajo e viteve te fundit dhe vazhdon te jete ne gare denjesisht e pretendente per te gjitha objektivat e mundeshme. 

Mungesa e rezultateve ne javet e fundit, besoj kane bere te humben disa pike, por jo leksionet. Aftesite e stafit teknik dhe lojtareve per te identifikuar problemet dhe per te pasur se shpejti nje feedback pozitiv, nuk mungojne. Jane te njejtit qe na kane dhuruar emocione te mrekullueshme dhe vazhdojne me merite te mbajne vendin e pare ne kampionat dhe akoma ne gare per kupen e Shqiperise. Prandaj, nuk kemi arsye te mos besojme tek ato dhe aftesite e tyre.

Kampionati shqiptar ne faze te trete dhe te katert behet jo vetem me i eger, por edhe me i nderlikuar per shume faktore. Prandaj, per me shume arsye, ato qe e duan me shpirt te miren e Vllaznise, duhet te vazhdojne ta mbeshtesin edhe me shume skuadren e zemres. Detyra e te gjitheve eshte te mundohen t’i heqin dhe jo t’i shtojne presionet asaj.  Gjithashtu, t’i perkrahin e japin guxim lojtarve dhe stafit dhe jo t’i bejne te ndihen fajtore apo te paafte.

Kjo, nuk do te thote qe nuk ka vend per kritika. Perkundrazi, kur ato jane te sinqerta dhe behen me qellim ndertues, jane shume te vlefeshme. Jane pa vend dhe te demshme vetem kritikat me qellim shkaterrues. Jane ato te paret, qe bejne kritika me qellim ndertues, ato qe te duan te miren.

Miku i mire njihet ne dite te veshtira, thote nje shprehje. Prandaj, kjo periudhe e veshtire qe po kalon Vllaznia, sherben edhe per te hapur syte dhe lexuar zemren dhe mendjen e te gjitheve. Jetojme ne nje bote te mbushur me falsitet dhe hipokrizi, ku te drejtit dhe te ndershmit gjejne perhere e me veshtiresi per te ecur perpara. Uroj me shpirt e zemer qe Vllaznia te arrije suksesin, jo per inat te armiqve, por per qejfin dhe deshiren tone qe e duam me shpirt e me zemer.

Forca Vllaznia.