Ka optimizëm te Milani për nënshkrimin e një kontrate të re me sulmuesin Rafael Leao, i përzgjedhur edhe MVP i sezonit në Serie A.

Kuqezinjtë duan të rinovojnë me çdo kusht me portugezin, i cili kontratën aktuale e ka të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Real Madrid është klubi që po e tenton Leao, por nga Milani ai ikën vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit, 150 milionë euro.

Kampionët e Italisë i kanë bërë gati kontratën e re sulmuesit dhe përmes saj do të përfitojë trefish më shumë, 4.5 milionë euro në sezon.