Me ardhjen edhe te Herald Markut, reparti i mesfushes konsiderohet i plotesuar ne te gjitha drejtimet dhe per stafin teknik tashme vjen detyra e veshtire, ajo e perzgjedhjes se lojtareve me ne forme qe do te hedhin ne fushe.

Kuptohet qe nuk do te jete e lehte, por nderkohe mesohet se stafi teknik dhe ne veçanti trajneri Mirel Josa eshte duke e pare me shume vemendje edhe mesfushorin 19 vjeçar Rejan Alivoda.

Ai gjate ketyre diteve te fundit te stervitje, po tregon nje forme shume te mire sportive, po fiton besim dhe po shfaqet si i barabarte me lojtaret e tjere qe jane me te medhenj ne moshe.

Kuptohet qe fiziku i tij eshte i admitueshem dhe te ben te besosh se e ardhmja do te flase per te. Nje futbollist i kompletuar i cili pret momentin e tij dhe me siguri qe me pas, do te kete se çfare te tregoje ne fushen e lojes.

Perpos tij jane dhe disa lojtare te tjere 19 vjeçare si Spahija, Pjeshka e Delaj te cilet premtojne shume per te ardhmen dhe natyrisht qe do jene elemente te rendesishem ne dispozicion te trajnereve./SHKODRA-SPORT.COM/