Vllaznia triumfoi 2-1 ndaj Laçit më 31 maj, fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të tetë në historinë e klubit shkodran.

Kuqeblutë do të marrin pjesë në turin e dytë të Conference League. Vllaznia do të mësojë kundërshtarin europian me 15 qershor, datë kur do të nisë edhe përgatitjet për sezonin e ri.

Djemtë e Mirel Josës do të zbresin në fushë më 15 qershor. Në dhjetë ditët e parë Vllaznia do të stërvitet në Shkodër në pritje të kompletimit të kontingjentit të lojtarëve.

Drejtuesit e klubit verior kanë vendosur që më pas të kryhet një minifazë përgatitore prej dy javësh jashtë vendit, teksa po studiohen alternativa të ndryshme.