Universitatea e Krajoves merr fitoren e dyte ne miqesoren e trete qe ajo po zhvillon gjate fazes pergatitore ne Austri. Sot ajo eshte ndeshur me ekipin Heidenheim dhe ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0.
Perballe ekipit te Bundesliga 2 gjermane, fatin e ndeshjes e ka vendosur nje 11-metersh i shnderruar ne gol nga futbollisti Andrei Ivan ne pjesen e pare. Duhet thene se ne pjesen e dyte Craiova ka patur vetem nje mundesi shenimi, ndersa skuadra gjermane plot 4 te tilla.
Universitatea luajti ne kete ndeshje me formacionin e meposhtem: Pigliacelli (85 D. Rusu) – Căpăţână (85 D. Benga), P. Papp (60 Găman), Vl. Screciu (85 B. Brăşfăleanu), B. Vătăjelu (60 N. Bancu) – Al. Mateiu (60 I. Vînă), Al. Creţu (80 David Sala), Gustavo (60 Dan Nistor) – Şt. Baiaram (60 Al. Cîmpanu), E. Koljic (80 M. Danciu), Andrei Ivan (60 Ante Roguljic).
E sotmja ka qene ndeshja e trete miqesore per Craioven gjate stervitjeve qe po zhvillon ne Austri. Ne te paren mundi 4-1 skuadrën gjermane Arminia Bielefeld, të rënë së fundmi nga Bundesliga dhe në miqësoren e dytë ajo barazoi 1-1 me kampionin e Azerbajxhanit, FK. Qarabag.
Në ndeshjen e fundit miqësore në Austri, skuadra e trajnerit Laszlo Balint do të luajë më 6 korrik në ora 18:00 me skuadrën e Katarit Al Duhail. Universitetea e Krajovës debuton në edicionin e ri të Superligës më 15 korrik, ora 21:30, në “Ion Oblemenco”, ndaj Sepsi OSK. Gjashte dite me vone ajo nderkohe do te luaje ne Shkoder ndaj Vllaznise ndeshjen e pare te “Conference League” ndaj Vllaznise.