Xhesild Kapllanaj ka shkelqyer ne ndeshjen e sotme te Vllaznia U17 ndaj Shkendise se Tiranes duke shenuar te tre golat e saj dhe duke i dhene nje trepikesh me shume vlere kuqebluve te drejtuar nga trajneri Ersi Çaku.

Ndeshja eshte luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe sulmuesi 16 vjeçar ka shkelqyer duke bere gjithçka mire dhe duke i dhene nje fitore te merituar skuadres se tij.

Dy prej golave i ka shenuar ne pjesen e pare pikerisht ne minutat 4 dhe 12, ndersa te tretin ne pjesen e dyte duke kompletuar ne kete menyre edhe tripleten e tij dhe fitoren e paster te Vllaznia U17.

Me kete trepikesh, ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 12 pikeve duke qene per momentin ne mesin e tabeles se renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/