Vllaznia do te luaje neser ndaj Tiranes ne “klasiken” e futbollit shqiptar dhe si rrjedhoje e gjithe vemendja e opinionit sportiv eshte e perqendruar pikerisht tek ky 90 minutesh qe do te luhet ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit.

Ne kampin shkodran gjithçka duket gati per kete takim dhe trajneri Qatip Osmani eshte i bindur se skuadra do te paraqitet mire ne kete takim. Nje gje te tille e ka ka deklaruar ne konferencen e sotme per shtyp kur eshte shprehur:

“Te gjitha ndeshjet ne i pergatisim ashtu si duhet, por kjo ndaj Tiranes ka nje specifike te caktuar per shkak te historise ne mes dy skuadrave, rivalitetit dhe prestigjit te tyre.

Jemi munduar qe ta presim sa me te gatshem kete ndeshje dhe besoj se jemi te gatshem per lojen me Tiranen. Na duhet qetesia ne kete pragndeshje ne menyre qe ta presim si duhet kete takim.

Fitorja me Dinamon, na ka ndihmuar nga ana psikologjike dhe per kete arsye do te hyjme ne fushe me qellimin e vetem per ta fituar kete takim. Pozitive eshte gatishmeria pas shume kohesh e te gjithe lojtareve dhe kjo do te na ndihmoje ne kete takim”./SHKODRA-SPORT.COM/