Beselidhja mund edhe Tiranen kampione ne fuqi dhe e mbyll fazen e pare te kampionatit me 10 fitore ne po kaq ndeshje te luajtura duke treguar edhe njehere tjeter se eshte pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion kete sezon.

Ne ndeshjen e luajtur mbremjen e djeshme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit, basketbollistët lezhjane kane fituar me rezultatin 96-88 ndaj bardhebluve.

Dy periodat e para te saj ne fakt kane qene shume te barabarta dhe kete e tregojne edhe rezultatet. 10 minuteshi i pare eshte mbyllur 20-20, ndersa i dyti 22-22 dhe dy ekipet kane shkuar ne pushim ashtu siç e kane filluar lojen, pa asnje epersi ndaj kundershtarit.

Diferencen do ta bente Beselidhja ne perioden e trete qe u fitua 31-15 prej saj dhe ndonese Tirana reagoi ne te katerten duke fituar 31-23, kjo ka qene e pamjaftueshme per te permbysur shifrat dhe ne fund djemte e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali kane fituar 96-88.

Per lezhjanet me i miri ka qene Philbert Walton Weekes me 25 pike te shenuara, i ndjekur nga Julian Hamati me 21, Eldi Hysa me 17, Blake Charles Marquardt 12 dhe shkodrani Robert Shestani me 11 pike. Beselidhja e mbyll fazen e pare me 20 pike te plota duke e kryesuar e vetme renditjen e kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/