Thursday, July 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkruar nga Skopje i ‘rrëmben’ Vllaznisë talentin 19-vjeçar

Shkruar nga Skopje i ‘rrëmben’ Vllaznisë talentin 19-vjeçar

Shkruar nga Maringlen ZHIVAN

Një tjetër futbollist i dalë nga Akademia e Vllaznisë do ta vijojë karrierën jashtë Shqipërisë. Sulmuesi i krahut, Xhesild Kapllanaj, pritet të jetë pjesë e Skopjes për sezonin e ri, skuadër që është rikthyer në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

19-vjeçari shkodran vendosi të largohet nga Vllaznia pak javë më parë për të kërkuar më shumë hapësira aktivizimi. Edhe pse ishte pjesë e ekipit të të rinjve të kuqebluve dhe është stërvitur shpesh me skuadrën e parë, konkurrenca e fortë në repartin ofensiv e ka shtyrë të provojë një aventurë të re jashtë vendit.

Kapllanaj luan në pozicionin e sulmuesit të krahut dhe ka lënë menjëherë gjurmë me fanellën e Skopjes. Në ndeshjen e tij të parë miqësore, ai realizoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë fitoren skuadrës së re ndaj KF Arsimit dhe duke bindur stafin teknik për cilësitë e tij.

Me këtë transferim të tij në Maqedoni, Akademisë Vllaznia u largohet një tjetër talent, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Kapllanaj do të arrijë të fitojë një rol të rëndësishëm në elitën e futbollit maqedonas gjatë sezonit të ardhshëm.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments