Ka mbetur edhe vetem nje jave nga perballja e shumepritur ne mes Vllaznise dhe Real Madrid, e vlefshme per fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes ne futboll per femra, sfide kjo qe do te luhet te enjten e ardhshme ne oren 18.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Ne kampin kuqeblu sigurisht qe shtohet ankthi per kete sfide sepse siç dihet pritshmerite jane te medha, per me teper qe kemi te bejme me nje emer te madh te futbollit europian dhe boteror qe do te jete mysafir ne Shkoder.

Por nderkohe, edhe ne kampin madrilen kane vijuar pergatitjet dhe jo vetem ne fushen e lojes. Nga sa mesohet, diten e djeshme kane qene ne Shkoder dy perfaqesues te ketij klubi. Ato kane mberritur ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ne fundin e ndeshjes se Kupes Vllaznia- Flamurtari.

Qellimi i tyre ka qene per te vezhguar gjithçka çfare kishte te bente me kete impiant sportiv, duke filluar nga dhomat e zhveshjes, fusha, tribuna e shume detaje te tjera te tij.

Me perfundimin e ketij inspektimi, dy perfaqesuesit e Realit behet e ditur se kane vijuar me inspektimin e qytetit dhe te hoteleve te tij, per te zgjedhur pastaj edhe ate se ku do te akomodohen javen e ardhshme kur ekipi i tyre do te vije ne Shqiperi per t’u ndeshur me Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/