Lajmi per rikthimin e Robert Shestanit dhe Daniel Lekndreajt eshte pasqyruar mbremjen e djeshme ne “Shkodra Sport” duke u pritur mjaft mire nga te gjithe tifozet e basketbollit te Vllaznise sepse njihen vlerat e ketyre dy lojtareve.

Nderkohe gjate dites se sotme ka qene vete shoqata e basketbollit te Vllaznise qe e ka zyrtarizuar nje gje te tille teksa ne faqen e tyre kane shkruar:

“Përtej kushteve jashtzakonisht të vështira në realizimin e procesit stërvitorë, siç dihet Pallati i Sportit prej kohësh u vendos në shërbim të procesit të vaksinimit dhe tashmë bashkë me palestrat e tjera sportive, në shërbim të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prill 2021, stafi drejtues me në krye presidentin Alban Xhaferi nuk kanë pushuar asnjëherë të gjitha përpjekjet e mundshme për të patur një ekip konkurues.

Pas performancës shumë pozitive, në superligën e Kosovës, lojtarët e kombëtares shqiptare, shkodranët Robert Shestani dhe Daniel Lekndreaj, janë rikthyer pranë Vllaznisë duke qënë një forcë më tepër për kuqeblutë e koshit, në përmbushjen e objektivave të sezonit 2020-2021”