Sunday, May 3, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEEliminimi nga Kupa thjesht rastësi, Vllaznia i tregon Teutës kush janë kampionet...

Eliminimi nga Kupa thjesht rastësi, Vllaznia i tregon Teutës kush janë kampionet e Shqipërisë. E mund 4-0 brenda në Durrës

Vllaznia në futboll për femra “merr hak” për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë nga Teuta. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Durrës dhe të vlefshme për kampionatin kombëtar, ekipi shkodran ka triumfuar me rezultatin e pastër 4-0 duke i treguar këtij kundërshtari se kush janë kampionet.

Vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kanë shënuar nga dy gola për secilën pjesë loje duke dominuar në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtareve të tyre. Në të parën ka qenë Teresa Deda ajo që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 18-të, ndërsa Montenegro ka dyfishuar shifrat në minutën e 30-të.

Ndërkohë në pjesën e dytë kanë qenë dy sulmueset e Vllaznisë, Esi Lufo që ka shënuar golin e tretë dhe më pas Klaudia Borci të katërtin duke mbyllur kësisoj këtë ndeshje me një fitore të pastër dhe me një dominim absolut ndaj durrsakeve.

Vllaznia një javë para fundit të kampionatit udhëheq e vetme renditjen me 43 pikë, duke qenë e shkëputur plot 8 pikë nga Gramshi dhe Apolonia që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 35 pikë secili.

Kampionati i rregullt mbyllet javën e ardhshme dhe kampionet në fuqi të vendit do të presin në Shkodër ekipin e Gramshit dhe më pas do të nisë “Final 4” ku padyshim që ata konsiderohen sërish favoritet kryesore për fitimin e titullit kampion edhe këtë sezon.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments