FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKRAHASIMI/ Vllaznia në 'pikiatë', 11 pikë më pak se një sezon më...

KRAHASIMI/ Vllaznia në ‘pikiatë’, 11 pikë më pak se një sezon më parë

Vllaznia nuk i ka bërë një nisje aspak të mirë kampionatit dhe kjo duket qartë tek numri i pikëve të grumbulluara dhe pozicionimi në renditje ku ndodhet në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit.

Dallimi me një sezon më parë është shumë i madh. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Vllaznia pas javës së 10-të të kampionatit, mbante vendin e parë në renditje me 20 pikë të grumbulluara. Pra plot 11 pikë më shumë sesa aktualisht dhe kjo e tregon qartë ndryshimin madh me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar.

Për pretendime në këto momente duket se është diçka e pamundur megjithatë skuadrat janë aty- aty dhe mjaftojnë 2-3 fitore rradhazi për të ngjitur disa shkallë në renditje.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments