FAQJA E PARE KRYESOREOPINION/ NJË PORTIER QË NUK HAP GOJËN PËR TË DREJTUAR SKUADRËN, NUK...

OPINION/ NJË PORTIER QË NUK HAP GOJËN PËR TË DREJTUAR SKUADRËN, NUK E KA KUPTUAR PROFESIONIN E TIJ!

Nga Bruno DODI

Le ta themi pa doreza: një portier që qëndron 90 minuta në portë pa komunikuar, pa komanduar dhe pa organizuar mbrojtjen, është larg standardeve të futbollit modern!

Portieri nuk është një lojtar që thjesht vesh doreza dhe pret topin. Ai duhet të jetë truri i mbrojtjes, zëri i skuadrës dhe drejtuesi i 10 lojtarëve të tjerë në fushë. Duhet të flasë, të paralajmërojë, të korrigjojë pozicionet dhe të marrë përgjegjësi.

Është turp profesional që në futbollin e sotëm të gjesh portierë që nuk komunikojnë dot as në gjuhën e përbashkët të skuadrës, e jo më të njohin një gjuhë të huaj. Si mund të drejtosh një mbrojtje kur nuk di të komunikosh? Si mund të luash në nivele profesioniste kur nuk kupton rëndësinë e organizimit dhe të rregullores?

Dhe kjo përgjegjësi nuk përfundon te portieri. Qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit e krahut duhet të jenë po aq të përgatitur taktikisht. Një ndërhyrje e pamenduar nuk është trimëri, por papërgjegjshmëri që mund t’i kushtojë rëndë shëndetin dhe karrierën një kundërshtari.

Trajnerët e portierëve dhe stafet teknike duhet të ndalojnë së trajnuari vetëm reflekset dhe goditjen e topit. Duhet të edukojnë futbollistë që mendojnë, komunikojnë dhe kuptojnë përgjegjësinë e tyre.

Një portier që nuk komandon me zë, nuk drejton mbrojtjen. Një mbrojtës që nuk mendon, bëhet rrezik për të tjerët.

Futbolli profesionist nuk është strehë për injorancën taktike!

PORTIERI E BËN DIFERENCËN ME ZËRIN, MENDJEN DHE PERSONALITETIN, JO VETËM ME DUART!

FUTBOLLI DO TRU, JO INJORANT

BRUNO DODI

PLAYERS AGENT

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments