Nuk mund te hyje ne boten shpirterore te nje plaku 77 vjeçar, por per ate çka i thote zemra e shpreh edhe goja. Pra jo me shume se fjale e jo mendime largpamese per dy talente te futbollit shqiptar Broja dhe Asllani qe po kultivohen e rriten ne klube europiane ELITARE siç eshte toka e begate futbollistike e Premier League te Anglise dhe Seria A e Italise, pret gjithnje prej trajnerit italian Edi Reja.

Sikur te fliste keshtu si Reja nje trajner i panjohur ne futbollin europian, qe ulet per here te pare ne pankinen e nje ekipi kombetar, edhe do te pertypej thenia e tij se nuk mjafton te luash 20 minuta me ekipin e Çelsit apo Interit, per te qene titullar me ekipin kombetar.Dhe per kete Reja i ve fajin gazetareve qe i fryejne shume prezences se Brojes e Asllanit ne keto kampionate elitare te kontinentit.

I nderuari Reja si pretendon qe keto dy talente 20 vjeçare te jene titullare ne keto ekipe kur formacionet e ndertura nga koleget tuaj Potter dhe Inzaghi nuk mund te eksperimentojne ne duele te tilla Milan- Çelsi apo Barcelona-Inter.

Nese Asllani u kryqezue per ate rast te arte qe mund t’i jepte Interit perfundimisht vazhdimin e fazes eliminatore te Kupes se Kampioneve, nuk duhet kaluar ne etiketime te tilla si “humbi golin e karrieres”. A thua se me kete rast perfundoi kariera e tij! A nuk eshte vetem Asllani qe ka “tradhetuar” vetveten e shoket e tij ne “Camp Nou” ne prani te 92303 spektatoreve e perballe nje gardiani ne porte si Ter Stegen kur emra legjendare kane perjetuar nje moment te tille.

Asllani mund te bente me te lehten duke ia dhuruar topin Mikhitarian, por siç thash mitiku “Camp Nou”, i ka erresuar pamjen per te vepruar dhjetra futbolliste fenomenal.

Pra te tilla momente, ju i nderuari Edi Reja i keni perjetuar me dhjetra here gjate karrieres tuaj te sukseseshme si futbollist e trajner. Prandaj ju takon qe te mos e lini kandilin (driten) here te ndizet e here te shuhet. Por kjo kerkon vullnetin tuaj qe te mos i qendroni fanatik kesaj teorie qe i vyshke para kohe keto talente.

E ju besoj se nuk paguheni per te provuar fikjen e kanilit (drites). Por nuk e di a t’iu premtoj koha qe ky postulat te kete jete pasi po afron 20 Mentori !
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 13.10.2022