Mesfushori shkodran i Besëlidhjes, Florind Bardulla, ka sfiduar trajnerin shkodran të Pogradecit, Samuel Nikaj. Bardulla tha se Besëlidhja dhe Pogradeci do të jenë dy ekipet që do të ngjiten në Kategorinë e Parë vitin e ardhshëm dhe prandaj do që të fitojë me patjetër ndaj Nikajt në finalen e Kategorisë së Dytë.

“Kë do doja në finalen e Kategorisë së Dytë? Shpresoj që Pogradecin, duke parë se atje është një trajner shkodran si Samuel Nikaj. Unë e kam pasur edhe trajner profesor Samuelin dhe dua ta mposht me patjetër.

Ai është mësuar vetëm të fitojë me mua, por kësaj herë kur të jemi kundërshtar, do ta mposht unë”,-tha mesfushori shkodran i Besëlidhjes, Florind Bardulla.

Besëlidhja renditet në vendin e dytë në grupin A katër pikë larg vendit të parë, ndërsa Pogradeci kryeson tabelën i vetëm në grupin B./M.P/SHKODRA-SPORT.COM/