Elseid Hysaj mbetet te Napoli dhe tashmë është e qartë se nuk ka më oferta konkrete për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare.

Futbollisti kishte deklaruar se kërkonte sistemim të ri, por nuk e ka gjetur ende një të tillë ndaj është kthyer në klubin italian me shumë mundësi për të qëndruar aty.

Hipoteza me e mundshme këto javë dukej ajo e skuadrës së Atletiko Madrid, në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për ta vënë në dispozicion të trajneri Diego Simeone.

Por negociatat mes Napolit dhe klubit spanjoll zgjatën shumë dhe nuk shkuan siç pritej. Deri më sot, diferenca mes ofertës dhe kërkesës ishte 10 milionë euro (15 me 25), ndaj nuk sollën asgjë të re.

Ndaj Atletiko vendosi të ndërpriste bisedimet dhe u vu në kërkim të një lojtari të ri, duke gjetur menjëherë një emër shumë cilësor, anglezin Kiran Tripie.

Futbollisti i Totenhem do të kushtojë 30 milion euro, por në Madrid e kanë cilësuar të justifikuar këtë shpenzim pasi besojnë se lojtari mund të japë njëlloj si në faznë mbrojtëse, ashtu edhe në sulm.

Kësisoj, Hysaj mbetet pjesë e Napolit, pa sigurinë se do të arrijë të luajë në këtë sezon, në pritje të një telefonate nga një klub tjetër e cila në kushtet aktuale nuk duket se do të mbërrijë. /vipsport/