Vllaznaia e sezonit te ri “nis te marre forme”. Pas firmave pak dite me pare me Markun e Shehin, sot kane ardhur edhe dy firma te tjera ne kontate per kuqeblute.

Por ne fakt kete here nuk kemi te bejme me kontrata te reja por me rinovime. Kapiteni Gilman Lika dhe mbrojtesi me pervoje Renato Malota do te jene pjese e skuadres edhe per sezonin e ardhshem futbollistik.

Kjo behet e ditur nga vete klubi shkodran permes nje lajmi te publikuar ne faqen e tij zyrtare ne te cilen thuhet:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka rinovuar kontratat edhe me dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit, kapitenin Gilman Lika dhe mbrojtësin Renato Malota. Këto dy sportistë konsiderohen si elementë të rëndësishëm edhe për sezonin e ri ndërkohë që pas këtyre dy zyrtarizimeve, në ditët në vijim do të vijnë edhe firma të tjera në kontratë me lojtarë të tjerë.

KF Vllaznia gjithashtu bën të ditur se stërvitja do të nisë brenda pak ditësh për të filluar në këtë mënyrë edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik”.