Erik ten Hag është timonieri i ri i United, i cili do të transferojë në “Old Trafford” lojtarët që kërkon t’i ketë nënurdhrat e tij për sezonin e ardhshëm me synimin kthimin e djajve në majën e futbollit.

Një temë e diskutuar është edhe e ardhmja e Cristiano Ronaldos, dhe i pyetur rreth kësaj çështje, tekniku holandez nuk ka dyshime, teksa tregon qartë se sulmuesi portugez është pjesë e planeve të tij.

“Sigurisht. Cristiano mund të na sjellë gola, por do të flas me Cristinon para se të flas me ju”, shtoi trajneri i ri i Manchester United, skuadër që sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në Champions League.