Armando Broja është larguar nga skuadra e Southampton, ku luajti për një sezon si i huazuar nga skuadra e Chelsea. Bomberi shqiptar ka falënderuar klubin e Southampton dhe shokët e skuadrës, duke i konsideruar të gjithë si një familje.

“Dua ta nis duke thënë se ka qenë një sezon fantastik për mua dhe për familjen time. Një sezon i mbushur me ulje dhe ngritje, por nuk ka rëndësi, kam një familje të shkëlqyer dhe njerëz fantastikë që më kanë ndihmuar të kaloj çdo vështirësi”.

“Dua të bëj një falënderim shumë të madh për ekipin e Southampton, për tifozët e mrekullueshëm, të cilët më kanë mirëpritur dhe kanë pasur besim tek unë dhe tek aftësitë e mia. E vlerësoj maksimalisht çdo mbështetje që më keni dhënë dhe dashurinë që kam ndjerë nga dita e parë që i jam bashkuar klubit”.

“Në fund, dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, ju djema më keni mësuar shumë gjëra këtë vit. Kam shijuar çdo minutë dhe të jem i sinqertë, ka qenë një vit shumë special për mua. Nuk jeni thjesht vëllezërit e mi, por dhe familja ime. Do të më mungoni!”, shkroi Broja./newsport/