Ka zgjatur vetem 5 muaj aventura e mbrojtesit shkodran Elmir Lekaj tek skuadra kosovare Ulpiana. Ka qene vete lojtari i cili permes nje postimi ne rrjetet sociale e ka njoftuar kete gje.

“Çdo fillim e ka nje mbarim. Faleminderit per gjithçka KF Ulpiana”- shkruan mbrojtesi 22 vjeçar ne postimin e tij te bere paraditen e sotme.

Ish- mbrojtesi i Vllaznise ne gjysmen e pare te sezonit ka luajtur ne Malte nderkohe qe ne janar pati disa oferta. Fillimisht u perfol per nje mundesi e bashkimit te tij me Egnatian, por me pas firmos me Ulpianen.

Por pavaresisht perpjekjeve te tij dhe te lojtareve te tjere te kesaj skuadre, ajo u rendit ne vendin e parafundit dhe si rrjedhoje ka rene nga Superliga.

Nisur dhe nga kjo, Lekaj e ka pare te arsyeshme te mos vazhdoje me bashkepunimin me kete skuader dhe ai tashme do te kerkoje te gjeje nje aventure te re. Ne ditet ne vazhdim do te mesohet me shume per te ardhmen e tij./SHKODRA- SPORT. COM/