Opinion nga Aleksander Kaçi

Duke qenë në një moshë mbi 50 vjeç, kam pasë rastin ta ndjek futbollin prej ma shume se 35 vjetesh dhe ne kushte te ndryshme shoqerore. Qe i ri, pasionet e mia kane qene shkolla, librat dhe futbolli. Shto ketu dhe miqesia me futbolliste Shkodran te moshes qe kanë luajtur me Vllaznine. Ne banke, ne gjimnaz, shumë kohe kam ndenjë me futbollistin e Vllaznise, te ndjerin Isuf Cenaj, çka na bente qe ne cdo moment bisedat e rinise te kishin subjekt dhe futbollin e Vllaznine.

Por te qenurit shkodran, pra tifoz i Vllaznise se famshme, ta shtonte dhe ma shume afrimitetin e pasionin per futbollin. Pra keto lidhje sa te kahershme aq dhe te forta me bejne te mendoj shpesh per kete loje kaq te pelqyer e te bukur. Por ka diçka qe nuk shkon, ose ma mire mesa shoh une gjithçka ka ndryshuar nga futbolli me te cilin Une jam dashuruar e lidhur shumë shpirterisht. Dje kete do ta percaktoja si futbollin dje, sot dhe si mendoj se po pregatitet per neser. Qe ne fillim dua te them se une futbollin e luajtur deri para 10 vitesh e kam ne zemer. E kam ne zemer si loje burrerore, plot bukuri, sakrifice, ndershmeri e moral. Ishte nje futboll te cilin e kujtoi me nostalgji, prandaj dhe do mbetem besnik i tij si futbolli ma i mire per qytetaret e tifozet, si futbolli i futbollisteve te medhenj, futbollisteve te sakrifices e krenarise se skuadrave te vendeve te Tyre. Ndryshimet shoqerore, por dhe zhvillimi i futbollit ne pergjithsi, me duket mua se edhe ne futboll si ne te gjitha fushat po kalon nje periudhe te ndermjetme ose tranzicioni do ta quaja. Sot luhet futboll i niveleve shume te larta, shume cilesor, por mendoj se ky futboll po humbet thelbin e pelqimit te kesaj loje nga tifozeria, besueshmerine e rezultateve!! Per mua si ndjekes amator i ketij sporti, por mendoj i vemendshem ne gjykimin tim, futbolli i sotem ne shumice ka dale ose po del nga zemrat e qytetareve si loja shum e deshiruar per t’u ndjekur, si loja per te cilen flisnim e benim tifo ne cdo moment. Kjo loje gjithnje e me teper, mua me ngjan se po modifikohet drejt perpikmerise se interesave per rezultate te ndeshjeve te diktuara, per rezultate te ndeshjeve qe lidhen me interesa dhe jo me logjiken natyrale te zhvillimit te ketij sporti. Dhe kjo eshte nje ndryshim rrenjesor i themelit te qellimit te ketij sporti. Kjo me duket se po ndodh, dhe me duket se eshte shum e rende. Kjo Mua me duket se eshte aq e rende sa edhe vete vjedhja e kesaj loje nga zemrat e Tifozeve per tu perdor per pasurim te Individeve. Dhe ky mendoj se do te jete futbolli i neserm.!!! Ka nje predispozit qe shoh se shkon drejt ketij futbolli. Nuk e ve ne dyshim se cilesia sa vjen e rritet, por interesi masiv po peson zhgenjim!!! Ka dhe dicka shum shqetesuse, Ata qe e filluan te paret aplikimin e ketij futbolli ne fungsion te interesit e pasurimit, Ata qe ishim pak me mire se rivalet ne cilesi, duke shfrytezu kete lloj futbolli, sot jane padronet e futbollit, kane thellu tmerresisht shume diferencat e konkurimit dhe mendoj se do dominojne e kamandojne futbollin-biznes te se nesermes. Mendoj se kjo jo vetem qe nuk do jete nje gje e mire per futbollin e futbolldashesit, por dhe per prespektiven e masivizimin e ketij sporti. Eshte nje ndryshim i frikshem ne vezhgimin tim, nje ndryshim te cilin po ta shohesh dhe ne planin lokal, flas per Komtaren shqiptare dhe rezultatet e Vllanise keto 10 vitet e fundit, ka trondit mundesit e konkurences, ne dem te ekipeve te mundesive te vogla. Kjo eshte dicka prej asaj qe shpesh mendoj duke pare e ndjek zhvillimet e futbollit keto vite. Nuk e di nese dhe specialistet e fushes i shohin dukurit e ndrishimeve ne futboll, por per te fole apo per te pregatit diçka shkencore ne kete drejtim nuk kam vene re. Ndoshta mjafton pragmatizmi i njohurive te tyre per t’u pershtate, por per nje gja jam i sigurt se duhet strategji, pregatitja e grupmoshave per kete rruge ndryshimesh qe po peson futbolli si loje.