Në klubin Vllaznia dhe Bashkinë Shkodër nuk kanë ndër mend t’I tolerojnë akuzat e ish-trajnerit Rudi Vata ndaj tyre. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e tyre janë duke bërë gati padinë penale ndaj tij. Një padi që në ditët e ardhshme mund të depozitohet në Gjykatën e Shkodrës. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë klubit shkodran, të cilat saktësojnë se  drejtuesit e klubit shkodran, që janë njëkohësisht edhe pjesë të Bashkisë Shkodër, po hartojnë dokumentacionin e duhur për ta dërguar këtë çështje në organet e drejtësisë. Ata nuk mund të lejojnë qoftë ky edhe një njeri me shumë reputacion si Rudi Vata, I cili deri para tre ditësh ka qenë edhe trajner I ekipit të tyre, të thonë gjëra të pavërteta. Madje në deklaratën për shtyp që klubi shkodran shpërndau të hënën paradreke, I quajti “shpifje” të gjitha ato çfarë ai kishte thënë. Më së shumti, këtyre drejtuesve “u ka djegur” ajo çfarë Vata ka thënë gjoja për propozimin e drejtuevse të klubit për krijimin e një “fondi të zi” për pagesat e gjyqtarëve. Troshani dhe stafi I tij nuk mund ta pranojnë këtë gjë duke e quajtur jo vetëm të pavërtetë këtë gjë, por edhe ka kërkuar për rrjedhojë ndjekjen e kësaj çështje në organet e drejtësisë. Në fakt, klubi shkodran I bëri thirrje Vatës t’I tërhiqte publikisht këto akuza të bëra por ish-trajneri jo vetëm që nuk I tërhoqi por deklaroi se atë po priste: Përballjen në organet e drejtësisë me drejtuesit e Vllaznisë. Tashmë duket se po vjen momenti që edhe kjo të ndodh. Sigurisht që nuk është aspak normale që gjërat të shkojnë deri këtu sepse mbi të gjitha dëmton imazhin e Vllaznisë megjithatë asnjëra nga palët nuk ka pranuar të tërhiqet prandaj dhe çështja do shkojë në Gjykatë.
www.shkodrasport.com