Ishte thënë para kampionatet se dy ekipet e moshave të Vllaznisë për djem të moshës 13 dhe 15 vjeç, ishin pretendentë kryesorë për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë në këto grupmosha. Besimi i trajnerëve por edhe i sportistëve ishte i madh nisur edhe nga përgatitjet që ishin bërë por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Në kampionatin e këtyre moshave, të zhvilluar dje në Tiranë, dy ekipet e Vllaznisë kanë zënë vendet e dytë duke u shpallur nënkampionë të vendit. Nga ana tjetër, për 13 vjeçarët vlejnë të përmenden disa rezultate të sportistit Mehdi Çoba që ka zënë dy vende të para dhe është shpallur kampion në garën e 50 metrave me kohën 7″48 dhe në 100 metra me kohën 13″96.

Si ekip për këtë grupmoshë kampion doli Tirana dhe në vend të dytë Vllaznia. Për 15 vjeçarët spikai Suad Bashku në garën e kërcimit së gjati që kërceu 5.44 m dhe zuri vendin e parë. Po ashtu vend të parë ka zënë edhe Lisard Draçini në garën e kërcimit së larti me 1.25 m. Si ekip për këtë grupmoshë kampion doli Skënderbeu dhe Vllaznia e dyta. Në fakt pritej diçka më tepër nga ekipi shkodran sepse vitin e kaluar nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim fitimin e titujve kampionë.

www.shkodrasport.com