Vemendja e drejtuesve te Vllaznise per elementin e ri vazhdon te jete gjithnje e me e madhe dhe elementet me te spikatur te Akademise, herepashere kane qene te pranishem ne stervitje me ekipin e pare.

Keshtu ka ndodhur edhe ne dy ditet e fundit kur trajneri Plori ka patur nen urdherat e tij tre futbollistet e ekipit U19, pikerisht mbrojtesin Flori Spahija, mesfushorin Paulo Pjeshka dhe sulmuesin Antonio Delaj.

Nisur edhe nga mungesat e shumta qe ekipi do te kete ne ndeshjen e rradhes, nuk perjashtohet mundesia qe ndonjeri prej tyre te grumbullohet per sfiden ndaj Egnatias.

Keto tre futbolliste jane nder me te spikaturit e ekipit te te rinjve te Vllaznise dhe drejtuesit e klubit i kane vazhdimisht syte tek ata. Me shume mundesi shume shpejt do te firmosin edhe kontratat profesioniste dhe ne fakt e meritojne sepse jane elemente cilesore qe premtojne per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/