Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Donaruma, bastard dhe mosmirnjohës”, ultrasit e Milanit kërcënojnë Xhixhon: Nuk i harrojmë...

“Donaruma, bastard dhe mosmirnjohës”, ultrasit e Milanit kërcënojnë Xhixhon: Nuk i harrojmë famëkeqët, ki kujdes kur…

Fyerjet dhe kërcënimet ndaj Xhixho Donarumës nga ultrasit e Milanit, mëngjesin e sotëm.

Ata kanë hapur pranë Milanelos 2 banderola, në prag të ndeshjes së parë në shtëpi, që do të luhet ditën e diel, kundër ish-portierit kuqezi, që zgjodhi të braktiste skuadrën, për të vijuar karrierën te PSG-ja.

Në banderolën e parë shkruhet: “Donaruma, bastard dhe mosmirënjohës, ti dole më i neveritshëm se Leonardo”.

Ndërkohë banderola tjetër ishte akoma më e rëndë dhe kërcënuese teksa shkruhej: “Donaruma: ne nuk i harrojmë famëkeqët…, ki kujdes kur shkon rreth Milanos”.

Këto 2 banderola të shpalosura mëngjesin e sotëm, shprehin qartë pakënaqësinë dhe urrejtjen e ultrasve të Milanit ndaj Donarumës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments