Lojtari me i mire i “Euro 2020” Gigio Donnarumma ka zbaruar sot në Paris, pasi më parë ka nënshkruar kontratën me PSG, duke qene tashme edhe zyrtarisht pjese e kesaj skuadre.

Portieri qe tregoi nje forme te shkelqyer ne evenimentin e diteve te fundit dhe u shpall kampion Europe me Italinë transferohet nga Milani me parametra zero në Ligue 1.

Tashmë ai pritet të bëjë fotot për zyrtarizimin dhe klubi francez do të dalë me njoftim për goditjen e tyre. PSG ne kete menyre ben nje tjeter goditje ne merkato.

Kontrata e Donnarumma do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026, ndërkohë që do të përfitojë 10 milion euro në sezon, plus bonuse.