Peshëngritja shqiptare është gati për veprimtarinë e saj të parë kombëtare, ndërsa më 18 mars në Durrës, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë. Sipas shkresës që presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, u ka dërguar klubeve sportive dhe drejtuesve të tyre, më 18 mars, në ora 09:00, do të bëhet mbledhja teknike e më pas do të vijohet me garat.
Skuadra që do të marrin pjesë në këtë Kupë të Shqipërisë, kjo edhe sipas kërkesës së Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, duhet të kenë bërë pagesën e licencimit pranë “Credins Bank”, në numrin e llogarisë së institucionit më të lartë të shtangës shqiptare. Në të kundërt nuk do të lejohen të marrin pjesë në veprimtari. Madje nuk do të lejohen të marrin pjesë në veprimtari nëse nuk do të kenë uniformën që ka shpërndarë për ta Federata Shqiptare e Peshëngritjes.
Ndërkohë tre fituesit e vendeve të para do t’i nënshtrohen kontrollit antidoping dhe nëse dalin pozitiv në këto teste do të paguajnë vetë gjobën e Federatës Botërore të Shtangës. Do të kthejnë pagesat që kanë marrë për trajtimin ushqimor, ndërsa për to do të ketë ndjekje penale për konkurrencë jo të ndershme dhe përjashtim për gjithmonë nga sporti. Kupa e Shqipërisë për të rritur do të zhvillohet me sistem kualifikimi me norma dhe fituesit do të nderohen me Diplomë dhe Medalje.Ekipet fituese të tre vendeve të para do të nderohen me Kupë dhe Diplomë. Gjithashtu do të vlerësohet dhe peshëngritësi/a më e mirë e Kupës në bazë të koeficientit të sinklaritetit. Në këto kushte, Kupa e Shqipërisë në peshëngritje për të rritur është gati për zhvillim.Ekipi i Vllaznise ka kohe qe pergatitet per kete aktivitet dhe priten disa rezultate te mira prej sportisteve te tij.
© shkodrasport.com