Teuta ka triumfuar me rezultatin 0-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Ishte Lorenco Vila, “heroi” që me golin e tij i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Edi Martinit, që vijon t’i bëjë “presion” kryesuesve të Vllaznisë.
Vlen të theksohet fakti se kjo ishte humbja e dytë radhazi për Tiranën, që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit me 2 kartonë të verdhë të Hoxhallarit.
Rastet për shënimin në radhët e bardhebluve ishin me pikatore, ku spikasin ato të Muçit dhe Bathës, ndërkohë që te durrsakët, ishte talenti shkodran Ildi Gruda, që shpërdoroi plot 3 raste flagrante. Me këtë fitore, Teuta u ngjit në kuotën e 36 pikëve, ndërkohë që Tirana mbetet në kuotën e 26 pikëve.
FT: TIRANA-TEUTA 0-1
L.Vila 21′