Vllaznia në basketboll për femra ka marrë fitoren e saj të parë në kampionatin e sivjetëm. Në ndeshjen e luajtur sot në Elbasan, vajzat e trajnerit Rajmond Rasha kanë dominuar ndaj ekipit vendas duke e fituar krejt takimin në shifrat e thella 100-62. Vetë rezultati tregon më së miri për epërsinë e vajzave shkodrane të cilat e siguruan fitoren që në periodën e parë të cilën e mbyllën në shifrat 35-14 për ta. Në të dytën diferenca ishte vetëm tre pikë, 24-21 ndërsa në të tretën janë vajzat elbasanase që fitojnë 19-11 por kjo nuk prish asgjë sa i takon fatit të ndeshjes sepse perioda e katërt do të vuloste fitoren e thellë të Vllaznisë.

Ajo do fitonte në 10 minutësh e fundit me 22 pikë epërsi, pikërisht me rezultatin 30-8 dhe krejt ndeshjen pra me 38 pikë diferencë. Kjo është fitorja e parë për këtë ekip pas pesë javësh kampionat por duhet thënë se në dy apo tre takime vajzat shkodrane kanë qenë ta pafata teksa kanë humbur për gjëra të vogla. Megjithatë e rëndësishme është që ata më në fund e gjetën fitoren dhe do të kërkojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe në ndeshjet e ardhshme.
Elbasani-Vllaznia 62-100 (14-35, 21-24, 19-11, 8-30)