FIFA bën një hap mbrapa rreth Botërorit 2022. Institucioni që drejton futbollin global hoqi zyrtarisht dorë nga projekti për ta zgjeruar turneun, ku synimi ishte që të merrnin pjesë 48 skuadra.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare, FIFA njoftoi se pas një procesi të thellë dhe konsultimeve me të gjitha palët e interesuara, u arrit në përfundimin se në rrethanat aktuale, zgjerimi i Kupës së Botës nuk mund të realizohet.
Në këtë mënyrë, bie projekti më i rëndësishëm i Presidentit Infantino me Botërorin e vitit 2022 në Katar, që do të zhvillohet me 32 ekipe pjesëmarrëse./a2cnn/