Diten e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi” duhej te ishte luajtur ndeshja e kampionatit te 21 vjeçareve ne mes Vllaznise dhe Egnatias. Themi duhej te ishte luajtur pasi ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.

Rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri shkodran Ndriçim Shtubina nuk kane udhetuar drejt Shkodres sepse mesa duket kane patur disa probleme dhe si rrjedhoje e kane humbur ne tavoline kete ndeshje.

Nje vendim i tille eshte dhene diten e sotme nga Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit i cili perpos dhenies se rezultatit 3-0 (afofe) per Vllaznia U21, ne baze te rregullores i ka zbritur edhe tre pike te tjera ne renditje Egnatia U21.

Ne fakt nje fitore e tille nuk i vlen as shkodraneve te trajnerit Plori sepse per ta e rendesishme eshte qe te zhvillojne sa me shume ndeshje, por ndonese Shtubina ka kerkuar shtyrjen e ndeshjes, kjo nuk ka qene e mundur ngaqe edhe Federata nuk e ka pranuar nje gje te tille.

Kujtojme qe Ndriçim Shtubina u emerua pak kohe me pare ne krye te ketij ekipi, menjehere pas largimit te tij nga posti i drejtorit sportiv te Egnatias, por duket se do ta kete te veshtire te beje diçka te mire sa i takon rezultateve./SHKODRA-SPORT.COM/