Merkatoja e janarit po afron dhe skuadrat kanë nisur të piketojnë futbollistët që mund të afrojnë për pjesën e mbetur të sezonit. Borusia Dortmundi ka pasur një sezon me shumë luhatje dhe shpesh herë është kushtëzuar nga dëmtimet e shumta të cilat kanë vështirësuar zgjedhjet e trajnerit Favre.
Megjithatë, në merkato pritet të ketë ndërhyrje dhe objektiv janë dy futbollistë nga Juventusi. Emre Xhan nuk po kalon një moment të mirë në Itali dhe marrëdhënia e tij me klubin nuk është më e mira.
Në javët e fundit ai ka pasur ankesa të shumta për mënyrën se si klubi po sillet me të teksa u la jashtë edhe nga Championsi e Dortmundi, duket se kërkon të përfitojë.
Përveç Emre Xhan, edhe Manxhukiç është një objektiv i bardhezinjve. Sulmuesi kroat që nuk po luan me trajnerin Sarri pasi vendin e tij e ka zënë Higuain, pritet të largohet nga Torino.
Dortmundi ka shfaqur interes megjithatë problem mbetet pagesa që Dortmundi kërkon të bëjë. Verdhezinjtë synojnë që t’i afrojnë të dy futbollistët për vetëm 30 milionë euro por duket e vështirë që Juventusi t’i lejojë të largohen për kaq. /VipSport/