I datëlindjes 07.11.1998, Antonio ka lindur në Shkodër por bashkë me familjen e tij prej 10 vitesh është shpërngulur në Itali.

Aty nis të merret menjëherë me futboll duke u rregjistruar fillimisht me ekipin e moshave të U.P.D Ugo Costa.

Një sezon më vonë kalon tek Frutetti me të cilin luan për tre vite me rradhë. Ndërkohë në sezonin 2014-15 kalon S.C.D Progressao ndërsa pas një viti tek A.C Este.

Sakaq, me ekipin e të rinjve ka një ofertë nga A.S.D Portuense Calcio dhe ky është sezoni i dytë që është pjesë e kësaj skuadre.

Tashmë Daija luan me ekipin e të rriturve të këtij klubi i cili merr pjesë në kategoritë amatore të futbollit italian.

Antonio Daija luan në rolin e mbrojtësit të majtë ngaqë është mëngjerash dhe padyshim që ka ambicje që karriera e tij të vijë duke u rritur dhe ai të ngjitet nga viti në vit në kategoritë më të larta të futbollit të këtij vendi.

Por nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që në verën e këtij viti kur të jetë në Shkodër për pushime, të provohet tek Vllaznia dhe nëse bind, ta vazhdojë me të karrierën.

Këtë gjë Antonio e ka bërë të ditur vetë në një prononcim të shkurtër për gazetën “Shkodra Sport” kur thotë:

“Jam rritur në Shkodër me Vllazninë dhe padyshim që kjo skuadër është në zemrën time.

Ndoshta një ditë do të më jepej mundësia të luaja për të dhe nëse kjo do realizohej, ajo do të ishte dita më e lumtur e jetës time”.
© shkodrasport.com