Veleçiku i Koplikut qe prej dites se djeshme ka nisur zyrtarisht pergatitjet per sezonin e ri futbollistik. Ne fushen e kompleksit sportiv te vellezerve Duli kane zbritur nje grup futbollistesh dhe para tyre ka qene trajneri Dritan Smajli dhe stafi i tij.

Ne kete seance te pare ka qene i pranishem edhe kryetari i Bashkise Malesi e Madhe dhe njekohesisht president i klubit, Tonin Marinaj. Ai ka mbajtur nje fjalim te shkurter para skuadres duke prezantuar fillimisht trajnerin Smajli dhe me pas ka konfirmuar edhe njehere tjeter mbeshtetjen e tij maksimale per arritjen e objektivit te saj.

Objektiv ky qe ashtu si sezonin e kaluar do te jete ngjitja ne kategorine e pare. Per momentin skuadra eshte ne fazen e formimit teksa kane ardhur disa lojtare dhe po ashtu pritet qe te tjere te vijne ne ditet ne vijim.

Puna ka nisur ne kohen e duhur dhe verehet nje seriozitet maksimal tek te gjitha strukturat e klubit per t’ia plotesuar kerkesat stafit teknik ne menyre qe asgje te mos çaloje ne pergatitjet per sezonin e ri.

Ndryshe nga vitet e tjera, kete here pergatitjet kane nisur ne kohen e duhur duke ditur qe kampionati do te startoje me 1 tetor dhe Veleçiku do te beje maksimumin e tij per t’u pergatitur ne menyren e duhur dhe per te treguar vlerat e tij me te mira perballe çdo kundershtari./SHKODRA-SPORT.COM/