Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka nisur me fitore fazen e dyte te kampionatit duke mundur ne Korçe ekipin vendas te Skenderbeut me rezultatin e thelle 104-66.
Kuptohet qe takimi nuk ka patur shume rivalitet sepse perballe ka qene ekipi me i dobet i kampionatit dhe kjo i ka dhene mundesine trajnerit Bekteshi qe te aktivizonte edhe elementin e ri.
Madje, njeri prej tyre, pikerisht 18 vjeçari Sead Kopliku ka shenuar plot 25 pike duke qene lojtari me i dalluar i kesaj ndeshje. E veçanta e tij ishte se 21 prej ketyre pikeve i ka shenuar nga 7 gjuajtje trepikeshe, duke treguar edhe njehere tjeter se eshte nje element qe premton per te ardhmen.
Takimi eshte dominuar nga fillimi e deri ne fund nga basketbollistet shkodrane te cilet nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren dhe ne kete menyre e kane mbyllur ate me nje diference prej 38 pikesh me kundershtarin. Pas kesaj fitoreje, Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/